Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren një shtetas i Shqipërisë ka raportuar se 2 meshkuj e kanë futur në kërr dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabiur një shumë parash si dhe kanë detyruar që të shëtisë me makin në disa lokacione të qytetit, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovë:
Rr. Hasan Prishtina, Prizren, 24.05.2021 – 20:30. Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj, pasi janë futur në veturë, e kanë detyruar të shëtisë nëpër disa lokacione të qytetit dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur një shumë parash. Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /InLajmi/


















