Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, thotë se tërheqja e qeverisë nga vendosja e tanishme e reciprocitetit, është bërë për shkak që e kanë kuptuar se nuk do të mund ta bëjnë një gjë të tillë.
Në “Politiko” të Kanal 10, Matoshi u shpreh se Kurti e di që nëse gjatë ditës e vendosë reciprocitetin ndaj Serbisë, në mbrëmje ai nuk do të jetë kryeministër.
“Kurti e di tashmë shumë mirë se nuk mund ta vendosë reciprocitetin ndaj Serbisë. E di shumë mirë që nëse gjatë ditës e vendosë reciprocitetin, në mbrëmje nuk do të jetë kryeministër”, ka thënë ndër të tjera Matoshi.