Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka komentuar pas gjobitjes nga Policia e Kosovës për mos vendosjen e maskës, si një ndër masat anti-Covid, përcjell InLajmi.
Haliti ka treguar se përderi sa ka qenë duke ecur në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë Policia e ka ndaluar dhe e ka gjobitur pasi që ka harruar të vendosë e maskës.
Ndër të tjera deputeti i PDK-së i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mbrojnë shëndetin e tyre dhe të mos lëvizin pa maska.
Postimi i plotë i tij:
Sot, derisa po kaloja në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, kisha harruar të vendosë maskën, dhe si rrjedhojë mora një gjobë nga Policia e Kosovës.
I ftoj të gjithë qytetarët që, në mbrojtje të shëndetit të tyre dhe të tjerëve, të bëjnë kujdes dhe mos të lëvizin pa maska mbrojtëse. /InLajmi/