Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mos mbajtjen e premtimeve që i kishte dhënëm, përcjell InLajmi.
Hoxhaj ka thënë se Kurti gjatë fushatës kishte përmendur ‘makro-shengen shqiptar’ mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai ka shtuar se 6 shtete një vizë, apo Jugosllavia e Re, është dhurata dhe lëshimi i parë që Albin Kurti ia bëri Serbisë.
Postimi i plotë i tij:
Makro-Shengen shqiptar, që do të bënte të mundur bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë me shpejtësi të re – premtonte Albin Kurti në fushatë. Sot, si kryeministër, Shqipëria është më larg se kurrë, raportet më të ftohura se asnjëherë më parë, ndërsa energjitë, vizionin dhe Qeverinë e ka vënë në funksion të krijimit të Jugosllavisë së Re duke e bërë Kosovën pjesë të Minishengenit. Gjashtë shtete – një vizë, apo Jugosllavia e Re, është dhurata dhe lëshimi i parë që Albin Kurti ia bëri Serbisë. E kam pritur dezertimin e Kurtit, por jo kaq shpejtë dhe jo kaq paturpësisht. Cila do të jetë dhurata e radhës për Serbinë, Albin?/InLajmi/