Në fillim të muajit tetor pritet të fillojë “Big Brother VIP”. Përgjatë ditëve të fundit ka pasur diskutime se kush do ta prezantojë programin.
Një herë u tha se prezantimi i spektaklit i është ofruar Arbana
Osmanit, ndërsa më pas Luana Vjollcës. Deri më sot nuk ka pasur asnjë reagim nga 2 moderatoret, por së fundmi Arbana ka thyer heshtjen.
Ajo është pyetur nga ndjekësit e saj dhe ka premtuar të tregojë, ama vetëm kur të vijë momenti.
“A je ti prezantuesja e Big Brother VIP na trego të lutem?”, i ka shkruar ndjekësi, transmeton Indeksonline.
“Patjetër që do t’ju tregoj, kur të vijë momenti” ka replikuar Arbana
