Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve janë shqiptuar 541 tiketa për mos respektimin e masave anti-Covid, gjithashtu janë shqiptuar edhe 1.194 tiketa të trafikut përcjell InLajmi.
Sipas Policisë brenda këtyre 24 orëve kanë ndodhur 69 aksidente, 2 me fatalitet, 30 me të lënduar dhe 37 me dëme materale.
Gjithashtu Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar 18 persona, 16 të tjer janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit. /InLajmi/
Aksident trafiku me fatalitet | 2 |
Aksident trafiku me të lënduar | 30 |
Aksident trafiku me dëme materiale | 37 |
Tiketa trafiku të shqiptuara | 1194 |
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 | 541 |
Persona të arrestuar | 18 |
Persona në mbajtje | 16 |
Persona në ndalim policor | 0 |
Persona në vuajtje të dënimit | 1 |