Rreth orës 21:15 minuta ka ndodhur një vetaksident i rëndë trafiku në fshatin Gjonaj të Prizrenit, shkruan InLajmi.
Lajmin e ka konfirmuar për InLajmi, nga vendi i ngjarjes, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Po ka ndodhur një vetaksident në fshatin Gjonaj të Komunës së Prizrenit. Rreth orës 21:15 kemi marr informatë për një vetaksident trafiku me pasoja fatale, ku një person perderisa ishte duke drejtuar automjetin e tij në fshatin Gjonaj, rrokulliset me automjetin e tij dhe për pasojë përveç dëmeve materiale mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij. Hetuesit e trafikut rajonal në Prizren së bashku me prokurorin kujdestar, zjarrfikësit dhe Mjekësia Ligjore janë vendin e ngjarjes duke u marr me rastin’ ”, ka thënë Osmanollaj./InLajmi/