Në prani të një numri të madh të bashkëqytetarëve, sot në varrezat e qytetit në Prizren, u varros trupi i pa jetë i Prof. Faik Dida, veteran i arsimit, cili ndērroi jetē mbrēmë, nē moshēn 85 vjeçare, shkruan InLajmi.
I ndjeri ka lindur në vitin 1936 nē Prizren, dhe rrjedh nga njē familje atdhetare dhe e arsimuar, e që ka dhënë kontribut të madh në edukimin dhe arsimin e shumë gjeneratave të reja, jo vetëm në qytetin e Prizrenit.
Pjesë e kësaj familjeje të nderruar prizrenase, ishte edhe sociologu i njohur jo vetēm në vendin tonë, i ndjeri Prof. Dr. Ali Dida, autor i qindra punineve shkencore dhe i dhjetra librave nga kjo lëmi.
Prof. Faik Dida, i ndjerë, inxhinier i elektros, që nga viti 1962, deri në vitin 1994, kur edhe u pensionua, edukoi shumë gjenerata të të rejave dhe të rinjve, nē Shkollēn e Mesme të nxēnësve nē Ekononi, e qē më vonë u shndërrua në Shkollē të Mesme Teknike në Prizren.
Për punēn dhe angazhimin në arsim dhe si shembull i vlerave njerëzore e profesionale, Prof. Faik Dida, ishte edhe bartës i disa mirënjohjeve nga Institucionet tona komunale e shtetërore. Osman Goranci /InLajmi/