Policia e Kosovës ka njofuar se Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj së bashku me pjesëtarët e KFOR-it amerikanë kanë bërë shpërndarjen e pakovë ushqimore dhe higjenike për disa familje me nevojë në komunën e Ferizaj, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të Policisë këto pako janë siguruar nga KFOR-i amerikan, nha kampi “Bondesteel”, ndërsa përzgjedhja e familjeve është bërë nga Qendra për Punë Sociale e Ferizajit.
Postimi i plotë i Policisë së Kosovës:
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Shpërndahen pako ushqimore dhe higjienike
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bashkëpunim me pjesëtarët e KFOR-it amerikan, kanë shpërndarë disa pako ushqimore dhe higjienike për disa familje në nevojë.
Këto pako janë siguruar nga KFOR-i amerikan, nga kampi ‘’Bondsteel’’, ndërsa familjet u përzgjodhën nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë edhe në të ardhmen me aktivitete të tilla , me qëllimin e mirë, për ti mbështetur familjet në nevojë. /InLajmi/