Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në seancën e radhës së Kuvendit do të diskutohet për arsim në Kosovë, raporton InLajmi.
“Kryesia ka vendosur që seanca e radhës të jetë me 27 maj, përveç debatit për arsim është dakorduar edhe për përbërjen e Komisionit ad-hoc për Bordin e RTK-se dhe Komisionit të Pavarur për Medie”.
“Të gjitha komisionet janë në përgatitje të planit të punës dhe afati është 30 maji dhe ky fund muaj do t’i gjejë me agjendë legjislative dhe shpresojmë që të ketë legjislativë që e shtyjmë përpara agjendën”.
Ndër të tjera Kusari ka thënë se deputetët do të vaksinohen sipas moshës njëjtë si gjithë qytetarët.
“Sa i përket vaksinimit të deputetëve nuk e konsiderojmë se duhet të jetë përjashtim të popullatës dhe ata duhet të vaksinohen sipas moshës njëjtë si qytetarët. Grupi punues është aktiv dhe agjendë dinamike unë do të sjellë tutje çështjen e ngritur mirëpo pajtohem se duhet të jenë mediet por është vendim i një grupi”. /InLajmi/