Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovë, Bedri Hamza, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është vendosur që seanca e radhës të mbahet më 27 maj ku temë diskutimi do të jenë problemet në arsim, raporton InLajmi.
Ndër të tjera Hamza ka bërë të ditur se kanë deponuar iniciativë ligjore për ndryshime në TVSH.
“Sapo përfundoj mbledhja ku u vendos për seancën me radhës me datën 27 maj dhe një prej pikave është debati për arsim i ftuar nga PDK-ja”
“Ne duke e parë qe qeveria nuk e ka vëmendjen e duhur për përkrahjen e sektorit privat ne kemi deponuar një iniciativë ligjore që ka të bëjë me ligjin për TVSH dhe me këtë ligj që t’i ofrohen lehtësi. E dimë që është reformë e madhe mirëpo kjo do të duhej të ndodhte më herët. Ka edhe plotë lehtësira të tjera duke përfshirë edhe ato legjislative dhe procedurat unë shpresoj që dhe partitë e tjera ta përkrahin këtë ligj dhe besoj që është prej reformave që duhet të ndodhë”.
“Kjo iniciativë është në procedurat e Kuvendit dhe besoj që shumë shpejtë do të trajtohet në një nga mbledhjet e Kryesisë.” /InLajmi/