Mehdi Malaj, kamarier në presidencë ka treguar se si i shërbejnë presidentit të vendit.
I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai tregon se kafen e parë në presidencë ia ka shërbyer ish-presidentit Ibrahim Rugova në vitin 2004.
Malaj thotë se te Rugova gjithmonë është shërbyer paraprakisht Coca Cola e pastaj kafja.
E kafja e pëlqyer e Rugovës sipas tij ka qenë expresso.
“Me presidentin Rugova ka qenë ndjenjë shumë e veçantë. Presidentin Rugova e kam shërbyer për herë të parë në bufen e Kuvendit në vitin 2004. Rugova është shërbyer njëherë me Coca Cola pastaj me kafe. Rugova ka pirë expresso”, ka thënë ai.
Ndërsa ai thotë se pas shërbimit e ka pasur mundësinë ndonjëherë që të flet edhe me Rugovën.
Malaj tregon se para se të hyjnë kamarierët në vendin ku qëndron presidenti, ata kontrollohen, ndërsa kanë përgjegjësi të madhe gjatë shërbimit.
“Kamarieri si të dalin mediat, vazhdon me procedura e kamarierit që mund të zgjasin varësisht nga numri i delegacionit. Kur ka mysafirë të nivelit të lartë kërkohet më shumë përgjegjësi”, ka deklaruar ai.