Në Gjilan, sot rrehth orës 18:33, ka ndodhur ,një aksident trafiku në mes të automjetit Golf me tabela 06 i cili ka qenë duke lëvizur në drejtim të rrugës Pasjan-Gjilan dhe veturës Astra, e cila ishte duke vozitur në drejtim të kundërt, shkruan InLajmi.
Nga aksidenti i ndodhur një person nuk ka mundur t’i shpëtoj plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka konfirmuar për InLajmi, zëdhënsi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ndërkohë , përveç personit me inicialet B.F që ka ndërruar jetë, janë lënduar edhe 3 persona.
Prokurori i Shtetit i krimeve të rënda ka urdheruar që trupi i pa jetë të dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ndryshe, rrethanat e këtij aksidentit të rëndë janë duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Sot me 24 maj 2021 rreth orës 18:33 , ka ndodhë një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore.
Dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur: Automjeti “Golf me tabela 06 ” ka qenë duke levizur në drejtimin Pasjan-Gjilan,i njejti dyshohet të jetë ndeshur me veturën “Astra” po me tabela 06 e cila ishte duke levizur në drejtim të kundërt,dhe si pasoj shkaktohet aksident trafiku ku lëndime trupore pësojnë dy drejtuseit e dy veturav,dhe dy pasgjerë në dy veturat.
Drejtusi B.F. (1989) i ipet ndihma e parë në QE-Gjilan i njejti transferohet për në Prishtnë në QKUK,kurse të lenduarit tjerë lirohen në shtëpi.
Nga QKUK-Prishtinë jemi njoftuar se Drejtusi B.F. (1989) edhe për kundër përpjekjeve të mjekëve për ndihmë të ofruar, për shkakë të plageve të rënda të pësuara në aksident nuk ka mundë ti mbijetoj plagëve të pësuara.
Prokurori i Shtetit i krimeve të rënda ka urdheruar që trupi i pa jetë të dërgohet ne IML.
Rrethanat e këtij aksidentit të rëndë janë duke u hetuar./InLajmi/