Stërvitja ushtarake “Defender Europe 21” pas disa qytetesh, këtë herë ka zbarkuar në Tiranë.
Të pranishëm në këtë ceremoni janë Ambasadorja nga Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, si dhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Me mijëra trupa nga SHBA, por edhe aleatë të tjerë të NATO-s, po demonstrojnë një rritje të aftësive ushtarake për të bashkëpunuar së bashku si aleatë ushtarakë.
Në këtë stërvitje janë angazhuar mbi 28 mijë ushtarë, shumica e të cilëve janë amerikanë, përcjell Insajderi.
Forca e Sigurisë së Kosovës është duke marrë pjesë në këtë stërvitje ushtarake të cilësuar si më të madhen në Ballkanin Përendimor.