Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Fushë-Kosovë ka penguar zyrëtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë i dyshuarit i ka sulmuar fizikisht policët ku njeri ka marrë lëndime trupore.
Ndër të tjera Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fushë Kosovë 22.05.2021-22:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke i penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare, i ka sulmuar fizikisht ku njërit prej tyre i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet. /InLajmi/