Deputeti PDK-së Bekim Haxhiu, ka kritikuar gjendjen e sotme të krijuar në komunen e Kamenicës dhe ka kërkuar shkarkimin e Qëndron Kastratit nga pozita e Kryetarit, përcjell InLajmi.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Qëndron Kastrati ka keqpërdorur besimin e qytetarëve.
Postimi i plotë i tij:
“Qëndron Kastrati duhet të shkarkohet nga pozita e kryetarit të Komunës së Kamenicës.Katër vitet më parë qytetarët e Kamenicës votuan për ndryshim, ndërsa sot pushteti që e zgjodhën po ushtron dhunë ndaj qytetarëve për një të drejtë elementare që ata po e kërkojnë dhe që ju takon me Ligj dhe Kushtetutë, arsimimin e fëmijëve”,
“Qëndron Kastrati ka keqpërdorur besimin e qytetarëve. Prandaj, bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 PËR VETËQEVERISJEN LOKALE, Neni 64, Qëndron Kastrati duhet të shkarkohet nga posti që ushtron”, ka shkruar Haxhiu./InLajmi/