2 persona janë vrarë dhe 8 të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave që ndodhën në orët e para të së shtunës në Minneapolis, njoftoi policia lokale.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, policia tha se në mesin e dhjetë të qëlluarve janë pesë burra e pesë gra.
2 burra vdiqën nga plagët e marra dhe një tjetër është në gjendje kritike në spital. 7 të tjerë kanë plagë që nuk vlerësohen si të rrezikshme për jetën e tyre, thuhet më tej në njoftimin e policisë.
Autoritetet deri më tani nuk kanë njoftuar për ndonjë person të arrestuar në lidhje me këtë rast. shkruan Fox Neës, përcjell Gazeta Express.
Zëdhënësi i policisë, John Elder, tha se të shtënat erdhën nga 2 burra që ndodheshin në një turmë njerëzisht që ishin përfshirë në një grindje. 2 burrat papritmas i nxorën armët dhe filluan t’i qëllojnë të tjerët.