Në një intervistë të gjatë për gazetën spanjolle Ole, Lionel Messi ka shpalosur shumëçka nga jeta e tij.
Ai ka treguar se e përdor shumë telefonin e tij dhe nganjëherë më shumë se ç’duhet.
“Si të gjithë të tjerët, unë e përdor telefonin tim shumë – gjatë gjithë kohës dhe nganjëherë më tepër se ç’duhet. Në disa raste nuk e kuptoni që thjesht jeni duke mashtruar veten në telefonin tuaj dhe nuk po bëni asgjë. Por kjo është ajo që shumica prej nesh bëjnë sot” – u shpreh Messi, përcjell Gazeta Express.
Argjentinasi e ka mbyllur këtë edicion pasi nuk do të paraqitet në ndeshjen e fundit të sezonit, ndërsa e ardhmja e tij mbetet krejtësisht e paqartë.