• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 21 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Këto janë procedurat e zëvëndësimit të 13-ambasadorëve të shkarkuar

J G nga J G
22 May 2021
në KRYESORE
0 0
0
Këto janë procedurat e zëvëndësimit të 13-ambasadorëve të shkarkuar
0
SHPERNDARJE
42
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Të mërkurën janë liruar nga detyra 13 ambasadorë politikë dhe në mungesë të tyre, ata zëvendësohen nga diplomati tjetër me rangun më të lartë me shërbim në atë mision diplomatik, i cili merr detyrën e të ngarkuarit të përkohshëm me punë (Chargé d’Affaires ad interim).

Mirëpo, Ministria e Punëve të Jashtme mund të vendosë të dërgoj një person tjetër me rangun Ambasador, nga radhët e diplomatëve të karrierës, për të kryer detyrën e të Ngarkuarit me Punë deri në dërgimin e Ambasadorit të ri (siç është rasti i dërgimit të Ambasadorit Valdet Sadiku, si i Ngarkuar me Punë në Uashington).

Kështu sqaroi Emir Abrashi nga Demokraci Plus, i cili po ashtu tha se të Ngarkuarit me Punë, pavarësisht nëse mbajnë gradën e ambasadorit, nuk janë të akredituar tek Kreu i Shtetit, prandaj edhe tërheqja e ambasadorit konsiderohet ulje e përfaqësimit në nivel të Ngarkuarit me Punë.

“Ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë pas dorëzimit të Letrave Kredenciale, përfaqësojnë Kreun e Shtetit tek Kreu i Shtetit pritës, ndërsa të ngarkuarit me punë, pavarësisht nëse mbajnë gradën e Ambasadorit, nuk janë të akredituar tek Kreu i Shtetit, prandaj edhe tërheqja e Ambasadorit konsiderohet ulje e përfaqësimit në nivel të Ngarkuari me Punë.Të ngarkuarit me Punë më pas janë të privuar nga pritjet e organizuara nga Kreu i Shtetit pritës, dhe mund të marrin pjesë vetëm në organizimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të shtetit pritës”, sqaroi Abrashi.

Mirëpo, a kanë rregulla e kushte strikte vendet e ndryshme për emërimin e ambasadorëve të rinj nga Kosova, Abrashi tha: “Secili vend ka kushte e rregulla të ndryshme, jo vetëm për pranimin e ambasadorëve nga Kosova, por nga cilido vend qofshin ata.

Shtetet i përmbahen rregullave të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961 për trajtimin e kërkesave për akreditim të diplomatëve.

Megjithatë, secili shtet ka specifika të ndryshme, dhe kohëzgjatja e zëvendësimit të këtyre ambasadorëve mund të dalloj nga shteti në shtet”.

Abrashi po ashtu theksoi se është në diskrecionin e shtetit pritës që të refuzoj një kandidat të caktuar, duke i pamundësuar kështu marrjen e detyrës.

“Refuzimi mund të mos jetë gjithnjë eksplicit. Shteti pritës mund të vendosë që të mos kthej asnjë përgjigje për një kandidat të caktuar, dhe ky konsiderohet ‘Refuzim në Heshtje’”, tha ai.Por, sipas tij, problematikë me të cilën mund të ballafaqohet Kosova në këtë periudhë, është edhe situata me pandeminë.

“Vendet mund të kenë rregulla shumë strikte sa i përket pranimit të diplomatëve të rinj. Rast konkret është Australia, ku Ambasada jonë në Kanberra nuk ka asnjë diplomat tjetër përpos ambasadorit.

Pas largimit të ambasadorit, nuk do të ketë një diplomat tjetër i cili do të mund të emërohej i Ngarkuar me Punë, e dërgimi i dikujt tjetër përkohësisht mund të jetë problematik”, u shpreh Abrashi.

Ai tha se pas shkarkimit të këtyre ambasadorëve, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës duhet të fillojë procedurat për përzgjedhjen e ambasadorëve të rinj të Republikës së Kosovës në të gjitha këto vende në të cilat Kosova ka ngelur pa ambasadorë të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë.

“Në konsultim me Zyrën e Kryeministrit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i propozon Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit, kandidatin/en, i/e cili/a më pas intervistohet nga Komisioni në një mbledhje me dyer të mbyllura. Komisioni për Punë të Jashtme më pas harton një raport, me anë të së cilit i propozon Presidentes dekretimin ose jo të kandidatit/es.

Megjithatë, raporti i Komisionit për Punë të Jashtme është konsultativ, dhe Presidentja mund të vendosë ndryshe nga rekomandimi i Komisionit. Pas marrjes së Dekretit nga Presidentja, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës fillon procedurat me Ministrinë homologe për të marrë fillimisht pëlqimin për personin në fjalë, dhe më pas për akreditimin e tij/saj si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës.

Kjo procedurë, megjithatë, mund të marrë disa muaj kohë, dhe nuk është çështje ditësh apo javësh”.

Abrashi tutje tha se marrë parasysh procedurën shumë komplekse të dërgimit të ambasadorëve të rinj, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është treguar e nxituar me lirimin e 13 ambasadorëve politikë njëkohësisht.

“Kjo është dashur të bëhej me një plan konkret veprimi, i cili do të duhej të ishte i mirë-studiuar e mirë-menduar, dhe i cili nuk do të lejonte krijimin e boshllëqeve në marrëdhëniet dypalëshe të Republikës së Kosovës me gjithë ato vende”.

Abrashi tregoi se Republika e Kosovës tashmë ka mungesë ambasadorësh në 18 vende (nga 32 Ambasada sa Kosova i ka gjithsej), përfshirë këtu qendrat kryesore të diplomacisë botërore, si Uashingtoni, Brukseli, Londra, Berlini, Parisi, Tokio, Abu Dhabi e Doha, si dhe në të gjitha vendet e rajonit.“Vlen të theksohet se Ambasada jonë në Londër është pa Ambasador tash e tre vjet, dhe kjo padyshim e vë Kosovën në pozitë të sikletshme në marrëdhëniet e saj me Mbretërinë e Bashkuar.

Të tilla situata duhet të shmangen me çdo kusht në zëvendësimin e ambasadorëve”, tha ai.Mirëpo siç vlerëson Abrashi, Ministria e Punëve të Jashtme fillimisht është dashur t’i zëvendësojë ambasadorët të cilët kanë munguar tash e një kohë, si në Uashington, Londër, Bruksel e Tokio.

“E, tek më pas, të filloj procedurat e kthimit të ambasadorëve të emëruar politikisht, duke filluar në fazën e parë me zëvendësimin e atyre që kanë përmbushur mandatin katër vjeçar, për të vazhduar më pas në fazën e dytë tek ata të cilët nuk e kanë përmbushur mandatin katër vjeçar, mirëpo të cilët nuk kanë treguar ndonjë performancë të mirë në kryerjen e detyrave, për të vazhduar në fund në fazën e tretë me ata që janë të emëruar politikisht, por që përkundër performancës, mund të mos jenë në linjë me synimet e qëllimet e Qeverisë së re”, tha për Telegrafin, Emir Abrashi nga Demokraci Plus.

Ndryshe, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, ka miratuar më 19 maj propozimin e Qeverisë së Kosovës, për lirim nga detyra të 13 ambasadorëve të emëruar politikë nëpër vende të ndryshmeMinistria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar se bëhet fjalë për largimin e 13 ambasadorëve.Ata janë Beqë Cufaj- Gjermani, Nait Hasani – Shqipëri, Arbër Vllahiu – Çeki, Lirim Grejqevci – Holandë, Shpend Kallaba – Hungari, Gezim Kasapolli – Kroaci, Avni Kastrati – Slloveni, Gjergj Dedaj – Maqedoni e Veriut, Hajdin Abazi – Australi, Ylber Hysa – Mal i Zi, Avni Arifi – Emiratet e Bashkuara Arabe, Amir Ahmeti – Katar dhe ambasadori në Francë, Qëndrim Gashi.Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar rreth largimit të ambasadorëve politikë, duke thënë se shërbimi i jashtëm ishte i mbingarkuar me diplomatë politikë, duke e kaluar kuotën e paraparë ligjore.

Kurti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ky është hap i duhur drejt kthimit të ligjshmërisë në këtë dikaster, ndërsa tha se së shpejti do t’i fillojnë procedurat për dërgimin e diplomatëve në misionet diplomatike, ku numrin dukshëm më të madh do ta përbëjnë diplomatët e karrierës.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla ka thënë se shkarkimi i ambasadorëve të emëruar politikisht është vetëm një hap drejt reformave që do të bëjnë në shërbimin diplomatik.

Gërvalla tha se do të vazhdojnë edhe me vendime tjera sa i përket shërbimit diplomatik, teksa bëri të ditur se përzgjedhje e ambasadorëve të rinj do të bëhet javëve në vazhdim.“Në javët në vijim do të bëhet përzgjedhje e ambasadorëve të rinj, si dhe do të vazhdojë reforma. Reforma është e vonuar, kjo po përgatitet në mënyrë serioze”, deklaroi ajo.

Tags: Qeveria e KosovësShkarkimi i ambasadorëveZëvëndësimi
Postimi i mëparshëm

Kush do të jetë kandidati për Prishtinën, flasin nga AKR-ja

Postimi tjetër

Çun Lajçi del nga spitali: Vazhdoje jetën artist, m’tha doktori

Të ngjajshme Postime

“Duhej të ma jepnin Nobelin…”, Trump përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur
KRYESORE

“Duhej të ma jepnin Nobelin…”, Trump përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur

21 June 2025
Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike
KRYESORE

Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike

20 June 2025
KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni
KRYESORE

KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

20 June 2025
Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë
KRYESORE

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

20 June 2025
Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit
KRYESORE

Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

19 June 2025
Abdixhiku: Memli Krasniqi duhet të flas për 24 deputetët e PDK-së, jo të partive të tjera
KRYESORE

Abdixhiku: Memli Krasniqi duhet të flas për 24 deputetët e PDK-së, jo të partive të tjera

19 June 2025
Postimi tjetër
Çun Lajçi del nga spitali: Vazhdoje jetën artist, m’tha doktori

Çun Lajçi del nga spitali: Vazhdoje jetën artist, m’tha doktori

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 29 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 21 qershor ndër vite?

21 June 2025
Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

21 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot kryesisht me diell, por pak më i freskët

21 June 2025
Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

21 June 2025
Si të shpenzoni më pak për blerje: Mënyra të zgjuara për të kursyer para

Si të shpenzoni më pak për blerje: Mënyra të zgjuara për të kursyer para

21 June 2025
Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë

Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë

21 June 2025
Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu