Egzon (Zeqir) Hashani, 27-vjeçari nga fshati Gadime e Komunës së Lipjanit vuan nga sëmundja e kancerit, shkruan InLajmi.
Pak muaj më parë, Egzoni humbi edhe nënën nga po kjo sëmundje.
Egzoni është diagnostikuar me sëmundjen kancerogjene ANAPLASTIC LARGE T-CELL LYMPHOMA (ALK+), prandaj Egzoni duhet urgjentisht të dërgohet për shërim në Turqi.
Për mjekimin e Egzonit duhet të sigurohen 76.650 euro. vlerë kjo e përcaktuar nga Medipol Mega University Hospital, Stamboll, Turqi.
Të gjithë ata që mund të kontribuojnë sadopak në shërimin e Egzonit, për atë do të thotë shpresë për jetë.
Postimi i plotë:
Egzoni që pak muaj më parë humbi nënën nga kanceri, ka nevojë urgjente për ndihmë – edhe ky vuan nga kanceri
Egzon (Zeqir) Hashani (27 vjeçar) nga fshati Gadime, Komuna e Lipjanit, është diagnostikuar me sëmundjen kancerogjene ANAPLASTIC LARGE T-CELL LYMPHOMA (ALK+), prandaj Egzoni duhet urgjentisht të dërgohet për shërim në Turqi.
Për mjekimin e Egzonit duhet të sigurohen 76,650€ (shtatëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë euro), vlerë kjo e përcaktuar nga Medipol Mega University Hospital, Stamboll/Turqi.
Egzoni muaj me parë e ka humbur nënën nga semundja e kancerit, prandaj trajtimi urgjent është shpresë për të.
Për ta ndihmuar Egzonin në trajtimin e kësaj sëmundje dhe shërimin e tij, me lutjet te Zoti që Egzoni të kthehet pranë familjes, pranë djalit një vjeçar, kërkojmë ndihmën e vullnetmirëve për të kontribuar në grumbullimin e mjeteve, vlerë kjo që është e papërballueshme për familjarët.
Kontributet e juaja nga Kosova mund të dërgohen në llogarinë bankare:
Emri i Bankës: Raiffeisen Bank Kosovo
Adresa e Bankës: Prishtina, Kosovo
Përfituesi: Egzon Hashani
Llogaria bankare: 1501080002267885
Ndërsa nga diaspora, kontributet e juaja mund të dërgohen në llogarinë bankare:
Emri i Bankës: Raiffeisen Bank Kosovo
Adresa e Bankës: Prishtina, Kosovo
SWIFT code: RBKOXKPR
Përfituesi: Egzon Hashani
IBAN: XK05 1501080002267885
Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit të familjarëve të Egzonit: +383 45 685 732./InLajmi/