Zëdhënsi i PDK-së, Betim Gjoshi tha se miratimi i Qeverisë për mini-schengenin ballkanik është përkrahje e vizionit të Serbisë për Jugosllavinë e re, shkruan InLajmi.
Gjoshi, tutje tha se Albin Kurti, sipas përshkrimeve të tij, po del të jetë një zbatues i vizionit të Serbisë
Postimi i plotë:
Albin Kurti po zbaton vizionin e Serbisë për Jugosllavinë e Re
Sot Albin Kurti ia paska prerë shiritin Mini-Shengenit Ballkanik ose siç e quante ai <Jugosllavia e 4-të, të cilën e don Serbia>.
Albin Kurti që vet thoshte se <Mini-Shengeni është vizioni i Serbisë për Jugoallavinë e Re>, sot është bërë pjesë e kësaj iniciative.
Albin Kurti, sipas përshkrimeve të tij, po na del një zbatues i vizionit të Serbisë.
Ky është një lajm tronditës për mbështetësit e tij dhe të Vetëvendosjes, por më shumë pasoja edhe për shtetin e Kosovës. Fatkeqësisht! /InLajmi/