Përbërësit për sallatën e fshatit:
• 400 gr domate,
• 200 gr tranguj,
• 200 gr speca,
• 100 gr qepë,
• 1/2 lugëz rigon,
• ullinj,
• vaj ulliri,
• djathë,
• lëng limoni,
• sipas nevojës kripë.
Përgatitja:
Përbërësit priten në rrathë, feta dhe kubikë.
Bëhet përzierja e vajit, limonit, rigonit dhe kripës.
Hidhet sipër sallatës, përzihet me kujdes.
Sallata shërbehet si shujtë e vogël, ose me peshk, apo mish në zgarë.
Ju bëftë mirë!