I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth situatës aktuale politike, por dhe jo vetëm.
Haradinaj ka thënë se vëllau i tij, njëherit kryetari i grupit punues për kryeqytetin nga radhët e kësaj partie, Daut Haradinaj, synon balotazin, përcjell GazetaBlic.
“Unë nuk i kam kërkuar ndonjë target të caktuar. Njerëzit e degës e kanë kërkuar tash e një kohë. Por, besoj se mund të arrijë shumë. Ai po punon për të shkuar në raund të dytë, pra për të siguruar balotazhin”, tha ndër të tjera Haradinaj.