Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar bordet e përkohshme të drejtorëve të 4 ndërmarrjeve publike: “Trepça”; “Korporata Energjetike e Kosovës”; Ndërmarrjes Publike Qendrore “Posta e Kosovës dhe të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Infrakos”, raporton InLajmi.
Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli tha se Qeveria duhet të veproj sa më parë në mënyrë që të ketë mbikëqyrje derisa të krijohen kushtet.
“Duke ditur se Qeveria është ndërmarrje në këtë rrethana Qeveria është e detyruar të veproje sa me parë në mënyrë që të kemi mbikëqyrje derisa të krijohen kushtet”.
“Në këtë përbërje nuk kemi përfaqësues të komuniteteve, inkurajojmë pjesëtarët e komuniteteve që të aplikojnë në konkurset e rregullta”, tha Rizvanolli./InLajmi/