Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherësh edhe nënkryetar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për Qeverinë Kurti 2, si dhe për prishjen e koalicionit mes partisë së tij dhe VV-së, kur Albin Kurti u zgjodh për herë të parë kryeministër i vendit, e më pas u rrëzua nga mocioni i mosbesimit.
Haziri tha se shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, nga kryeministri Kurti atëkohë, ka qenë i gabueshëm e pa konsultim, përcjell Kanal 10.
“Ka qenë i gabueshëm shkarkimi i Agim Veliut nga VV-ja, pa konsultim. Koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje ishte koalicion i mirë, por mosbesimi prishi gjithçka”, shtoi ai.