Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka akuzuar sot Prindon Sadriun që është bashkëshort i presidentes së Kosovës, se ka ndikuar në shkarkimin e tij.

Këtë e ka thënë ai gjatë një emisioni televizivë. Sipas tij, bashkëshorti i presidentes ka abuzuar me pozitën që mban në ambasadës së Kosovës. Ai tha se me muaj të tërë nuk shkon në punë.


“Ai është në gradën ministër dhe asgjë tjetër, me thanë të drejtën vjen në punë kur të donë, shkon kur të donë. Por kjo është çështje e MPJ-së, përcjell T7.
Tutje, ai tregoi se as gjatë orës policore, Sadriu nuk ka ardhur në punë.
“Ky vjen në punë, e lëshon kur të donë, të premten nuk vjen. Gjatë pandemisë, orës policore s’ka ardhur me muaj të tërë”, ka thënë Dedaj.



















