Policia e Kosovës ja njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën rajonale, gjegjësisht tek vendi i quajtur Kroi i Mbretit, përcjell InLajmi.
Rasti është konfirmuar për Gazetën InLajmi nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani i cili ka thënë se në aksident janë përfshirë një mjet transportues kamion dhe 2 vetura, si pasojë e aksidentit të lënduar kanë mbetur 3 persona.
“Sot në mesditë, në rrugën rajonale tek vendi i quajtur Kroi i Mbretit, është raportuar për një aksident trafiku, ku janë përfshirë një mjet transportues kamion dhe 2 vetura. Bazuar në informatat e para 3 persona kanë pësuar lëndime. Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin”, ka deklaruar Kelani. /InLajmi/