Legjenda e futbollit argjentinas Diego Maradona vitin e kaluar ka ndërruar jetë, ashtu siç është njoftuar nga një sulm në tru, shkruan ESPN, transmeton InLajmi.
E 7 profesionistë mjekësorë po akuzohen për vdekjen e Maradonas dhe rrezikojnë burgim nga 8 deri në 25-vite.
Zyra e Prokurorit në San Isidro në Argjentinë e cila zyrë hapi një hetim për vdekjen e legjendës i ka kërkuar gjykatësit që këta persona të dyshuar të mos lejohen të largohen nga vendi.
E neurokirurgu i cili e kreu një operacion të trurit te Maradiona dhe psikiatrja Agustina Cosahov janë ndër 7 personat e akuzuar.
Tutje u zbulua në një raport se ekipi mjekësor që mori pjesë te Maradona para vdekjes së tij kanë vepruar në “mënyrë të papërshtatshme, të mangët dhe të pamatur”.
Ndryshe, familja e Maradonas vazhdojnë të kërkojnë drejtësi deri në zbardhjen e rastit. /InLajmi/