Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 16:00 në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave, përcjell InLajmi.
Rasti është konfirmuar për Gazetën InLajmi nga zëdhënësi i Policisë Agron Borovci Policisë i plagosur nga një mjetë i mbrehtë ka mbetur një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 16 :00, kemi marrë informatën se në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka deklaruar Borovci. /InLajmi/