Deputetja nga LDK-ja Valentina Bunjaku ka thënë se programi qeverisës është program fondesh dhe dëshirash, raporton InLajmi.
Sipas Bonjuakut në program përmendet krijimi i Fondit Sovran që sipas saj të krijosh fonde është e lehtë, por duhet të krijohen në përputhshmëri me buxhetin e Kosovës.
“Është program fondesh dhe dëshirash, përmendet themelimi i Fondit Sovran, pra nuk është zgjidhje sepse të krijosh fonde është lehtë, por duhet të krijohen në përputhshmëri me buxhetin e Kosovës”.
Ndër të tjera deputetja e LDK-së ka thënë se ne jemi vendi i vetëm në Evropë që s’kemi kontrata për vaksina.
“Asgjë nuk është e sigurt në këto investime për shkak të gjendjen pandemike. Ne jemi vendi i vetëm në Evropë që s’kemi kontrata për vaksina. Në trajtimin e pacientëve pas Covid keni thënë se do të bëni trajtimin e shëndetit mendor, por asgjë nuk shpjegoni se sa do të jetë kostoja financiare”. /InLajmi/