Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës ka anuluar projektin 21 milionë eurosh për furnizimin me dokumente personale identifikuese, përcjell InLajmi.

Ky tender ishte hapur dhe nënshkruar në kohën kur në krye të MPBK-së ishte Agim Veliu.

Sipas Sveçles ky tender është anuluar për arsye se argumentet për blerjen e dokumeteve personale dhe elementeve përcjellëse ishin të pamjaftueshme dhe jo bindëse.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë,
Të shtyrë të veprojmë për të mbrojtur interesin e përgjithshëm dhe shpenzimin e parasë publike, MInistria e Punëve të Brendshme ka anuluar projekt prokurimin për furnizimin me dokumente personale identifikuese, projekt ky që përfshinte shpenzimin e 21 milion eurove. Sipas raportit të komisionit për rishikim të procesit, planifikimi si dhe argumentet për blerjen e dokumenteve dhe elementeve përcjellëse, ishin të pamjaftueshme dhe jo bindëse. Arsyet se këto dokumente dhe elementet përcjellëse, sikurse avancimi i sistemeve dhe mirëmbajtja e tyre, konsiderohen se e tejkalojnë logjikën ekonomike dhe përbëjnë rrezik për mos marrjen e vlerës së parasë së shpenzuar siҫ e përcakton legjislacioni në fuqi.
Mbes si gjithnjë i përkushtuar që të mbroj interesin qytetar dhe shtetëror. /InLajmi/




















