Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bastisur disa lokacione në rajonin e Ferizajt, përcjell InLajmi.
Policia ka arritur të bastisë 3 lokacione në Kaçanik dhe një në Han të Elezit, vazhdimësi e hetimeve nga rasti “Vrasje e mbetur në tentativë” që ka ndodhur me datën 7 mars, ku patën shkëmbyer zjarre mes 2 grupeve.
Sipas Policisë në Han të Elezit kanë gjetur dhe konfiskuar 2 armë zjarri ndërsa në Kaçanik janë konfiskuar 21 copë municion i armës AK-47.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Bastisen disa lokacione në rajonin e Ferizajt
Sot, hetuesit policorë të Sektorit Rajonal të Hetimeve nga rajoni i Ferizajt , me vendim të Gjykatës Themelore të Ferizajt, kanë bastisur tri lokacione në Kaçanik dhe një në Han të Elezit, vazhdimësi e hetimeve nga rasti ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’, që ka ndodhur me datën 07.03.2021, ku pati shkëmbim zjarri mes të dy grupeve.
Me ketë rast , në Han të Elezit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 2 armë të zjarrit ( pistoleta dhe 104 copë, municion të tyre ), ndërsa në Kaçanik janë gjetur dhe konfiskuar 21 copë, municion i armës AK-47.
Me vendim të Prokurorit të rastit , ky rast mbetet në procedurë të mëtutjeshme hetimore. /InLajmi/