Policia e Kosovës ka njoftuar se në komunën e Pejës saktësisht në rrugën “Gjon Gazulli” është gjetur i vdekur një person si pasojë e një përleshje me armë zjarri, përcjell InLajmi.
Rasti është konfirmuar për Gazetën InLajmi nga zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi ku ka treguar se vdekjen e viktimës e ka konstaktuar mjeku kujdestar.
“Rreth orës 15:36 minuta policia është njoftuar se në rrugën “Gjon Gazulli” në Pejë ka të shtëna me armë zjarri, ku pasi i janë përgjigjur rastit kanë hasur në një person i cili ka qenë i lënduar nga arma e zjarrit. Autoambulanca ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Vuktima është mashkull. Në vendin e ngjarjës kanë dalë të gjitha njësit relevante”, ka deklaruar Gashi. /InLajmi/