Nga hetimet e para, vërehet që ka qenë një vet-aksident, shkruan Lajmi.net.
“Sot rreth orës 22:30 në rrugën që qon për në Veternik, ka ndodhë një vetaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.