• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 15 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

DW: Po flitet se Borrell ka përgatitur një non-paper

V E nga V E
18 May 2021
në Politikë
0 0
0
DW: Po flitet se Borrell ka përgatitur një non-paper
0
SHPERNDARJE
10
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Atmosfera në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor do të jetë e relaksuar, e darka megjithatë konsiderohet si “darkë pune”. Flitet se Josep Borrell ka përgatitur një non-paper.

Krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Bruksel të martën (sot për një darkë tashmë tradicionale të organizuar nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian. Ish-shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ka nisur këtë praktikë të mbledhjes së udhëheqësve nga rajoni për të diskutuar situatën në rajon dhe marrëdhëniet e këtyre vendeve me BE – në një atmosferë më pak formale. Josep Borrell do ta vazhdojë këtë tranditë.

“Ballkani Perëndimor është një çështje e madhe gjeopolitike për BE. Rajoni është pjesë e problemit, por edhe pjesë e zgjidhjes. Kjo është arsyeja pse ne duhet ta shohim atë nga një këndvështrim gjeopolitik dhe këtë do ta bëjmë në një darkë në Bruksel, në të cilën shpresoj se do të marrin pjesë të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor”, tha Borrell.

Një javë para darkës, ministrat e jashtëm të BE mbajtën një debat gjeostrategjik në Bruksel, folën për “dështimin në angazhimin e BE në Ballkanin Perëndimor”. Në Bruksel thonë se janë të vetëdijshëm për faktin se gjërat janë gjithnjë e më të ashpra në marrëdhëniet midis rajonit dhe Brukselit – si kur bëhet fjalë për politikën e zgjerimit ashtu edhe për politikën e jashtme, shkruan DW.

“BE është i shqetësuar për zhgënjimin në rritje në Ballkanin Perëndimor, për shkak të ngecjeve në procesin e zgjerimit. Kjo është arsyeja pse ne duhet të shikojmë se si të kthejmë ndikimin e humbur në rajon”, thuhet në burimet diplomatike evropiane.

Ky “frustrim” definohet si “një ndjenjë e zhgënjimit të thellë të qytetarëve në Ballkanin Perëndimor me procesin e anëtarësimit në BE”, thuhet në një dokument jozyrtar që u publikua para takimit të Këshillit të Ministrave. Jozyrtarisht, në Bruksel thonë se ky non-paper (në morinë e dokumenteve të këtilla që janë paraqitur javët e fundit) është përpiluar nga vetë Josep Borrell.

Megjithëse ky dokument nuk zgjoi vëmendje aq shumë sa non-papers të tjerë fantazmë për ndryshimin e kufijve, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës ose rregullimin e B-H, dokumenti “Angazhimi i shtuar i BE në Ballkanin Perëndimor” ka përcaktuar kornizat aktuale të politikës së BE ndaj këtij rajoni.

Çfarë mund të presim nga BE?

Përveç frazave të njohura të “mbështetjes së qartë dhe të fortë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, se “e ardhmja e rajonit është në BE”, “rëndësia e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit është me rëndësi edhe për stabilitetin dhe sigurinë e BE-së”, se reformat janë të “domosdoshme”, se nevojitet një “bashkëpunim i mirë fqinjësor”, në këtë dokument flitet edhe për “pakënaqësinë e thellë dhe zhgënjimin e rajonit me politikën evropiane të zgjerimit”.

“Mungesa e vendosmërisë për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, përparimi i ngadalshëm i negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, por edhe në zbatimin e përparësive kryesore në B-H dhe në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën, pasiguria në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë, si dhe perceptimi i dërgimit të ngadalshëm të vaksinave nga BE në rajon”, janë disa prej temave që preken në këtë dokument.

Mesazhi kryesor i dokumentit është forcimi i pranisë evropiane në rajon, shpeshtimi i vizitave të zyrtarëve të lartë të BE-së dhe vendeve anëtare në rajon, thirrjet më të shpeshta për përfaqësuesit e rajonit në Bruksel, diplomacia publike dhe koherente e artikuluar mirë rreth BE-së dhe rolit të saj në rajon por edhe politika në këtë rajon ndaj BE-së.

“Unë kam kërkuar nga vendet anëtare që të japin propozime konkrete në këtë drejtim. Unë pres që t’i shqyrtojmë ato para verës. “Ne nuk do të presim më as dy vjet dhe as dy muaj, për të vepruar”, thotë Borrell.

Tags: Ballkani përendimorëDWJosep Borell
Postimi i mëparshëm

Gruaja e shoferit që u zu me 400 kilogramë drogë: Burri im i pafajshëm!

Postimi tjetër

2 operacione të ndara policore, arrestohen 4 persona

Të ngjajshme Postime

Musliu falënderon ata që morën pjesë në protestën në Hagë: Treguat se zëri i drejtësisë s’hesht
Politikë

Musliu falënderon ata që morën pjesë në protestën në Hagë: Treguat se zëri i drejtësisë s’hesht

14 September 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit
Politikë

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Zogaj: Sot e gjithë struktura rreth Kurtit përbëhet nga injorantët edhe të korruptuarit
Politikë

Zogaj: Sot e gjithë struktura rreth Kurtit përbëhet nga injorantët edhe të korruptuarit

27 August 2025
Haxhiu publikon fotografi nga takimi lamtumirës, falënderon stafin e MD’së
Politikë

Haxhiu publikon fotografi nga takimi lamtumirës, falënderon stafin e MD’së

27 August 2025
Haxhiu kritikon opozitën: Me 6 vota më shumë Rashiq do të ishte nënkryetar i Kuvendit
Politikë

Haxhiu kritikon opozitën: Me 6 vota më shumë Rashiq do të ishte nënkryetar i Kuvendit

26 August 2025
Agim Veliu: Kurti refuzoi kërkesën time për të dërguar policinë në veri
Politikë

Agim Veliu: Kurti refuzoi kërkesën time për të dërguar policinë në veri

26 August 2025
Postimi tjetër
2 operacione të ndara policore, arrestohen 4 persona

2 operacione të ndara policore, arrestohen 4 persona

Lajmet e fundit

A është vërtet i interesuar për ty? Disa shenja që mund ta konfirmojnë këtë…

A është vërtet i interesuar për ty? Disa shenja që mund ta konfirmojnë këtë…

15 September 2025
Gjermania kampion i Evropës, e fiton në fund ‘dramën’ e çmendur ndaj Turqisë

Gjermania kampion i Evropës, e fiton në fund ‘dramën’ e çmendur ndaj Turqisë

15 September 2025
Ukraina sulmon me dronë rafinerinë kryesore ruse

Ukraina sulmon me dronë rafinerinë kryesore ruse

15 September 2025
Si t’i shpëtoni trëndafilat nga gjethet e verdha dhe t’i mbani të lulëzuar

Si t’i shpëtoni trëndafilat nga gjethet e verdha dhe t’i mbani të lulëzuar

15 September 2025
Musliu falënderon ata që morën pjesë në protestën në Hagë: Treguat se zëri i drejtësisë s’hesht

Musliu falënderon ata që morën pjesë në protestën në Hagë: Treguat se zëri i drejtësisë s’hesht

14 September 2025
Hasani: Dëshmia e Rubin nesër do t’i hedh poshtë të gjithë akuzat e prokurorisë për UÇK-në

Hasani: Dëshmia e Rubin nesër do t’i hedh poshtë të gjithë akuzat e prokurorisë për UÇK-në

14 September 2025
Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu