• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 25 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Editorial & Opinion

OKB-ja thirrje për armëpushim të menjëhershëm mes Izraelit dhe Hamasit

J G nga J G
17 May 2021
në Editorial & Opinion
0 0
0
OKB-ja thirrje për armëpushim të menjëhershëm mes Izraelit dhe Hamasit
0
SHPERNDARJE
24
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha sot (e dielë) gjatë një mbledhje të Këshillit të Sigurimit se ajo që po ndodh mes Izraelit e Gazës ishin diçka tejet e tmerrshme e bëri thirrje për ndalim të menjëhershëm të luftimeve.

Zoti Guterres tha se Kombet e Bashkuara “po angazhojnë në mënyrë aktive të gjitha palët drejt një armëpushimi të menjëhershëm”, ai i bëri thirrje atyre “të lejojnë që përpjekjet për ndërmjetësim të intensifikohen e të kenë sukses”.

Po sot Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se fundi i luftimeve shtatë ditore të vendit me militantët e Gazës, nuk është ende drejt fundit pavarësisht lëvizjeve diplomatike për të rikthyer qetësinë. Gjatë një fjalimi televiziv ai shtoi se Izraeli “do veprojë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, për të rivendosur qetësinë për qytetarët e vendi dhe kjo gjë siç tha ai do të marrë kohë”.

Ministria e Shëndetësisë së Gazës njoftoi se 42 persona humbën jetën të dielën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në këtë qytet. Sulmet me raketa të së dielës shkaktuan numrin më të madh të viktimave që nga shpërthimi i luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit.

Po sot (e dielë), Izraeli bombardoi shtëpinë e udhëheqësit kryesor të Hamasit në Gazë, Yehya Al-Sinëar. Nuk ka ende informacione nëse ai ndodhej në shtëpi në momentin e sulmit. Yehya Al-Sinëar udhëheq krahun ushtarak dhe politik të Hamasit në Gazë që nga viti 2017. Sipas asgjencisë së lajmeve “Associated Press” ka të ngjarë që ai të jetë fshehur së bashku me anëtarë të tjerë të lartë të grupit”.

Të shtunën Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se sulmet ajrore dhe me artileri të Izraelit kundër militantëve palestinezë do të “vazhdojnë për aq kohë sa të nevojitet”.

“Nuk mund të fshiheni, as mbi tokë dhe as nën tokë. Askush nuk është imun”, tha ai, duke iu drejtuar udhëheqësve të Hamasit në Gazë ndërsa falënderoi Presidentin Joe Biden dhe udhëheqësit e tjerë ndërkombëtarë për mbështetjen.

Një ditë më parë Izraeli shkatërroi një ndërtesë 12-katëshe në qytetin e Gazës, ku ndodheshin zyrat e Associated Press dhe Al Jazeera-s.

Të dielën Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pritet të diskutojë rreth mënyrave për të rivendosur qetësinë në këtë rajon.

Të shtunën Presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin Netanyahu. Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se zoti Biden i dënonte sulmet me raketa nga ana e Hamasit dhe rikonfirmoi mbështetjen e tij për të drejtën që ka Izraeli për t’u mbrojtur nga Hamasi dhe grupe të tjera terroriste. Presidenti Biden shprehu gjithashtu shqetësimin lidhur me sigurinë e gazetarëve dhe nevojën për të garantuar mbrojtjen e tyre.

Presidenti amerikan zhvilloi gjithashtu një bisedë telefonike edhe me Presidentin palestinez Mahmoud Abbas, biseda e tyre e parë që nga momenti që zoti Biden mori deri detyrën, përcjell Top Chanel.

Zoti Biden informoi zotin Abbas mbi përpjekjet diplomatike amerikane për t’i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm, duke theksuar se Hamasi duhet të ndalë lëshimin e raketave kundër Izraelit. Zoti Biden gjithashtu nënvizoi angazhimin e tij për një “zgjidhje të negociuar me dy shtete si rruga më e mirë për të arritur një zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme të konfliktit izraelito-palestinez”.

Tags: HamasiIzraelOKB
Postimi i mëparshëm

Argjentina nuk i fton 2 yje, publikohet lista e futbollistëve për Kupën e Botës

Postimi tjetër

Tifozët e Besiktas-it shkelin masat anti Covid-19

Të ngjajshme Postime

Gajret Hashim!
Editorial & Opinion

Gajret Hashim!

18 March 2025
Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin
Editorial & Opinion

Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin

13 March 2025
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Editorial & Opinion

Çfarë ka ndodhur me 3 shtator ndër vite

3 September 2023
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Editorial & Opinion

Çfarë ka ndodhur me 28 korrik ndër vite?!

28 July 2023
Efektet sociale të emigracionit të të rinjve në Kosovë
Editorial & Opinion

Efektet sociale të emigracionit të të rinjve në Kosovë

13 June 2023
Berisha: Me rrejtë e mos me u skuq vetëm te Albin Zajednica kam parë!
Editorial & Opinion

Epoka e UÇK-së para gjyqit!

9 April 2023
Postimi tjetër
Tifozët e Besiktas-it shkelin masat anti Covid-19

Tifozët e Besiktas-it shkelin masat anti Covid-19

Lajmet e fundit

Behrami: PDK do të rikthehet si forca e parë në zgjedhjet e ardhshme

Behrami: PDK do të rikthehet si forca e parë në zgjedhjet e ardhshme

25 June 2025
Hyseni: Është koha që LDK të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin

Hyseni: Është koha që LDK të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin

25 June 2025
Rutte jep detaje për takimin me Ramën, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina pjesë e diskutimeve

Rutte jep detaje për takimin me Ramën, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina pjesë e diskutimeve

25 June 2025
Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar

Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar

25 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 5 shtator ndër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 25 qershor ndër vite?

25 June 2025
Tortelini alfredo – Zbuloni recetën e veçantë

Tortelini alfredo – Zbuloni recetën e veçantë

25 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Sot pritet të kemi një ditë shumë të nxehtë verore

25 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu