Albulena Haxhiu, ministrja në Ministrinë e Drejtësisë ka reaguar së fundmi lidhur me aksionin e sotëm ku në Lipjan janë konfiskuar 400 kilogramë drogë e llojit kokainë, shkruan InLajmi.
Këtë reagim ajo e ka bërë në llogarinë e saj Facebook, ku ndër të tjera ka thënë se këtë operacion e ka autorizuar sipas kompetencave që ia jep ligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale.
Ajo ka uruar që i njëjti të trajtohet me prioritet nga organet tona kompetente.
Shtatë persona janë arrestuar në aksionin e sotëm, ku janë konfiskuar 400 kilogramë narkotik të llojit kokainë në vlerë 20 milionë eurove.
Ndryshe, nga të arrestuarit lidhur me rastin, tre persona janë nga Prishtina, një nga Gjilani, një nga Lipjani, një nga Peja dhe një nga Obiliqi.
Ky është statusi i plotë:
Aksioni i përbashkët Itali, Shqipëri, Kosovë, përfundoi me kapjen e një sasie të madhe të narkotikeve dhe uroj që ky rast të përfundojë me sukses deri në fund.
Këtë operacion ndërkombëtar e kam autorizuar sipas kompetencave që m’i jep ligji për bashkëpunim juiridik ndërkombetar në çështje penale dhe uroj që i njëjti të trajtohet me prioritet nga organet tona kompetente.
Gjithashtu, falënderoj shumë autoritetet italiane për identifikimin e kësaj sasie droge dhe operacionin e përbashkët./InLajmi/