Kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke preznatuar para Kuvendit të Kosovës programin qeveritar, raportin InLajmi.
Kurti ka përmendur 55 ditët e tij që nga ardhja në pushtet dhe sipas tij ka bërë shumë punë.
“Kemi bërë shumë punë”, tha Kurti, duke folur për 55 ditët e para të Qeverisë së udhëhequr nga ai.
Ndër të tjera Kurti ka thënë se masat anti-Covid kanë rezultuar efektiv si dhe ka përmendur zotimin që deri në fund të vitit 60% e qytetarëve do të jenë të vaksinuar.
“Të jeni të sigurt se Qeveria është në krye të detyrës”, tha ndër tjerash Kurti. /InLajmi/