Ermal Fejzullahu ishte i ftuari i kësaj të diele në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.
Artisti promovoi për herë të parë në televizion, bashkëpunimin e tij me Ghettogeasyn e Majkin, teksa zbuloi se ka dhe 2 duete të reja, një me Luar e një tjetër me një reper që ka bashkëpunuar më parë.
Rrëfimi i Ermalit u stacionua edhe tek familja, lidhja e ngushtë që ka ai me nënën e motrën, e teksa zbuloi se si në çdo çift, edhe ai me Arianën ka konflikte të vogla, të cilën e falenderoi publikisht për mbështetjen dhe ndihmën që i jep në karrierë.
Por, përtej kësaj Fejzullahu sqaroi lajmin se ishte paguar me drogë në një koncert duke thënë se ishte një artikull super i pavërtetë.
Pjesë e intervistës ishte edhe deklarata e tij se ka vuajtur nga sulmet e panikut, e teksa ka folur publikisht për këtë çështje që t’iu ndihmojë edhe të tjerëve që vuajnë nga ato.