Kryeministri Albin Kurti në prezantimin e planit qeverisës ka thënë se në fushën e arsimit do të investohen rreth 160 çerdhe dhe do të trajnohen 5 mijë mësimdhënës, raporton InLajmi.
Kurti gjithashtu ka treguar në prograim qeverisës se do të ndahen 1 mijë bursa për vajza dhe në institucionet publike do të heqin tarifat.
Ai tha se për vajzat do të ndahen 1 mijë bursa si dhe do të hiqen tarifat në institucionet publike përkatësisht në universitetet publike.
“…programi qeverisë për katër vite duhet të marr kohën e nevojshme, qytetarët duan një program që përputhet me nevojat e tyre dhe është reflektim i premtimeve drejt së ardhmes. Do të investojmë në 160 çerdhe. Do të punësojmë 400 pedagog, 500 vlerësime të jashtme të shkollave, 5.000 mijë mësimdhënës do të trajnojmë dhe do të vlerësojmë 9 mijë prej tyre dhe do t’i ofrojmë 1.000 bursa për vajzat. Në institucionet publike do të heqin tarifat”.
Ndër të tjera kryeministri Kurti ka folur edhe për fushën e mjekësisë ku ka përmendur gjendjen e spitaleve ku tha se janë bërë vetëm vend takim ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Për programin 4 vjeçar të Qeverisë Kurti ka thënë se do të ketë siguri shëndetësore që asnjë person të mos vdes nga mungesa e ilaqeve.
Ndërsa për shtesat tha se fëmijët mbi moshën 2 vjeçare do të marrin shtesa prej 20 euro në muaj, ndërsa ata mbi moshën 6 vjeçare do t’i marrin 10 euro në muaj.
“Për shumë kohë spitalet janë parë si vendtakim me mjekun dhe kjo qasje ka bërë që të mungojnë investimet. Duhet të kemi sigurime shëndetësore që askush mos të vdes në mungesë të ilaçeve dhe do të rrisim inspektimin”.
“Fëmijët mbi moshën 2 vjeçare do të përfitojnë shtesa mujore prej 20 euro në muaj ndërsa ata mbi moshën 6 vjeçare do të marrin 10 euro, ndërsa për 6 muaj të pushimit të lehonisë nënat do ti marrin nga 250 euro”./InLajmi/