Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Klinë-Skenderaj, përcjell InLajmi.
Rasti është konfirmuar për Gazetën InLajmi nga zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi i cili ka bërë të ditur se automjeti ka dalë nga rruga pasi që nuk i është përshatur kushteve të rrugës.
Ndër të tjera është bërë e ditur se lëndime ka marrë bashkëudhëtari ku ka marrë tretman mjekësor në Spitalin në Skenderaj dhe pastaj është dërguar për tretman të vazhdueshëm në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
“Po aksidenti ka ndodhur në magjstaralen Klinë-Skenderaj, ku i involvuar ka qenë një automjet civil. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës me ç’rast automjeti delë jashtë rrugës dhe lëndime pëson bashëudhëtari i cili merrë trajtimin mjekësor në Spitalin e Skenderajt e më pas transferohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka deklaruar Prekazi. /InLajmi/