Dita e 7-të e provave të Eurovision 2021 përfundoi, e cila përfshinte provat e 2-ta të vendeve pjesëmarrëse në gjysmën e mbetur të gjysmëfinales së 2-të.
8-të vende bënë provën e 2-të teknike dhe pati surpriza pozitive dhe negative.
Sipas medieve greke Bullgaria në përgjithësi kishte provën më të mirë, pasi prezantimi në skenë ishte shumë mbresëlënës dhe interpretimi i Victoria-s gati perfekt.
Bullgaria padyshim që ndodhet në pozita shuma të mirë.
Po ashtu vlerësohet se Shqipëria vodhi shfaqjen me eksploziven Anxhela Peristeri duke bërë një paraqitje shumë profesionale dhe duke e bërë gjithnjë e më të sigurt kualifikimin e saj për finalen e së Shtunës.
Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri, teksa mbajti provën e saj të 2-të është pasqyruar në mediat helene, të cilat i kanë bërë edhe elozhe për faktin se ajo flet greqisht, transmeton Indeksonline.
E pyetur nga mediat helene se cila është kënga e saj e preferuar greke në garën e Eurovision, Anxhela u përgjigj se kënga e saj e preferuar është My Number One nga Elena Paparizou dhe natyrisht ajo e interpretoi atë drejtpërdrejt në konferencën për shtyp.