Ish-kryetari i Komunës së Deçanit, njëherit ish-deputeti nga AAK, Rasim Selmanaj, përmes një statusi në llogarinë e tij Facebook , ka thënë se gjithmonë do të mbetet mbështetës i fuqishëm i pastërtisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) , shkruan InLajmi.
Ai, shkrimit në Facebook, ia ka bashkangjitur edhe një foto të vjetër ku shihet së bashku me Kadri Veselin.
Ndërkohë, Gjykata Speciale, sipas tij do të përfundojë me turp, njësojë si ka ndodhur me Ramush Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
Gjithmonë do të mbetem mbështetës i fuqishëm i pastërtisë së luftës së UÇK-së!
Ata që e drejtuan luftën e lavdishme të UÇK-së meritojnë mbështetjen e çdo shqiptari!
Së shpejti edhe kjo fushatë denigruese ndaj atyre që po përballën në gjykatën speciale do të përfundoi me turp ashtu siç përfundoi edhe ndaj Ramush Haradinajt!
Fitore!/InLajmi/