Lidhja Demokratike e Kosovës në konferencën e mbajtur për media ka dalë me një qëndrim përkrahës ndaj shtetit Izrael të cilët janë në konflikt me Palestinën, raporton InLajmi.
Zyrtari i kësaj partie, Muhamet Hamiti ka thënë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet.
“LDK mendon se Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Sigurisht viktimat civile janë të dhimbshme, por se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe jemi në një linjë me politikën e SHBA’së dhe botës perëndimore”, ka deklaruar ai.
“Viktimat e këtij konflikti janë të dhimbshme dhe duhet të bëhet çmos që kjo të ndalet, po besoj që SHBA dhe partnerët tjerë do të bëjnë çmos që të ndalet ky konflikt”, ka thënë ai. /InLajmi/