Qeveria e Kosovëss përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme ka përkrahur shtetin e Izraelit në konflikt kundër Hamasit, përcjell InLajmi.
Përmes një shkrimi në Twitter nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka thënë se edhe Izraeli ka të drejtë të mbrohet.
Pas kësaj komunikate nga Qeveria e Kosovës, drejtori i Departamentit për Euro-Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izarelit, Yacov Livne ka falenderuar Kosovën për qëndrimin e tyre zyrtar në lidhje me konfliktin Izrael-Hamas.
“Faleminderit Kosovë” ishte postimi i Livine në Twitter. /InLajmi/