Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reagur ndaj Qeverisë së Kosovës pas qëndrimëve të mara karshi konfliktit të Izraelit dhe organizatës terroriste, Hamas, përcjell InLajmi.
Në postimin e tij Hoti ka përmendur një biograf të Kancelares Merkel i cili thotë se për Merkelin SHBA-ja, Be-ja dhe Izraeli i përkasin themelit të poltikës së jashtme gjermane.
Postimi i plotë i tij:
Biografi i Kancelares Merkel, Stefan Korneliues, thotë:
“Për Merkelin, SHBA-ja, BE-ja dhe Izraeli i përkasin themelit të politikës së jashtme gjermane. Nganjëherë Merkel flet për rezon shtetëror, para se gjithash kur bëhet fjalë për Izraelin. Por, ajo përherë e mendon të njëjtën gjë: Gjermania kurrë nuk guxon të bëjë politikë kundër Bashkimit Evropian, kundër Izraelit dhe kundër ShBA-së”. /InLajmi/




















