Në Komoran, sot rreth orës 10:30 një person është vetplagosur rëndë, shkruan InLajmi.
Këtë e konfirmoi për Gazetën InLajmi, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 10:30, policia ka marrë informacionin se në mjekimin ambulantor në Komoran të Drenasit, një person ka kërkuar tretman mjekësor për shkak të plagës së marrë nga arma e zjarrit.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për hetimin e krimeve tilla si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, ka thënë Borovci.
E bazuar në të dhënat fillestare, sipas tij është ngritur verzioni i hetimit se viktima është vetplagosur me armë zjarri nën rrethana që aktualisht janë duke u hetuar.
Tutje, sipas tij ndaj të njëjtit po vijon trajtimi mjekësor në QKUK Prishtinë. /InLajmi/