Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll ku një person ka mbetur i lënduar, përcjell InLajmi.
Zëdhënësia e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Gazetën InLajmi se aksidenti ka ndodhur mes 2 automjetëve dhe personi i lënduar ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 11:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore ka kërkuar një person. Me rast po merret njësiti i trafikut”, deklaroj Ahmeti. /InLajmi/