Kryeministri Edi Rama sot ka ka dhënë një lajm të mirë, shkruan InLajmi.
Rama, këtë e ka bërë dije përmes një statusi në Facebook, ku ka bërë të ditur se brenda muajit dhjetor të këtij viti, spitali i ri i sëmundjeve të Brendshme në QSUT do të jetë gati.
“QSUT – Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme, një infrastrukturë ultramoderne e standardeve më të larta bashkëkohore, e cila do të hyjë në shërbim brenda vitit”, shkruan Rama.
Ndryshe, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se spitali do të ketë 270 shtretër të ndarë sipas shërbimeve, ndërkohë që përmes një ure do të jetë i lidhur me strukturës ekzistuese./InLajmi/