Përkundër tollovisë së krijuar dje para qëndres së vaksinimit në Prishtinë, sot situata është mjaftë e qetë dhe çdo gjë po shkon sipas rendit, raporton InLajmi.
Për të i ikur grumbullimëve para sallës “1 Tetori”, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vaksinimi kundër koronavirusit do të bëhet vetëm për ata persona të cilët do të kontaktohet nga MSH-ja.
Ndër të tjera në njoftimin e ministrisë për komunat e tjera thuhet se do të vaksinohen vetëm ata të cilër marrin festa dhe do të vaksinohen në qendrat e tyre komunale.
Gjatë ditës së premte para sallës “1 Tetori” u bë tollovi e personave të cilët ishin aty për tu vaksinuar me vaksinën anti-Covid, ku edhe Policia u detyra të ndërhynte. /InLajmi/